GRANDEMALL

Mot i ndryshueshëm këtë javë, sot diell dhe vranësira

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e tretë e nëntorit parashihet me kushte të pa qëndrueshme meteorologjike.

Sot do të mbaj mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të marten moti do parashihet kryesisht i ngjashëm. Vranësirat do të shtohen, por nuk parashihet të ketë reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Cerlsius.

Edhe të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatre dhe të ulëta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Të enjten do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe më dinamik për shkak të prezencës së reshjeve. Në fushat e temperaturave maksimale do të ketë ulje të lehta, ndërsa në ato të minimaleve parashihet rritje të lehta.

FITORJA

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Ndërkaq të premten parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat do të vazhdojnë të ulen, në të dy vlerat ekstreme.Minimalet do të lëizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa masksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-6m/s.

Gjatë vikendit sërish parashihen rënie të temperaturave dhe reshje shiu, kryesisht ditën e diele. Java e fundit e muajit nëntor parashihet të jetë më e ftohtë në vlerat e temperatuarave maksimale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.