FITORJA

Mot i acartë këto tri ditë, temperaturat do të shkojnë deri në -9

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtina Weather ka njoftuar se sot dhe gjatë vikendit do të mbajë mot shumë i ftohtë, raporton Express.

Rrebeshe të dobëta bore priten të premten në mëngjes, e nga fundjava mot i acartë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe me vransira kalimtare.

Të hënën pas mëngjesit me ngrica, ditën do të dominojnë kthjellimet,

Qarkullimi më i mirë ajror gjatë orëve të pasdites, do mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, ku vende-vende indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme, derisa në periudha më të zgjatura të qetësisë, kryesisht orëve të mbrëmjes, indeksi pëson përkeqësim me vlera që kalojnë në të dobëta, por dhe shumë të dobëta.

11.03 – Shumë ftohtë. Pjesërisht vranët. Herët në mëngjes mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

12.03 – Shumë ftohtë. Intervale më të gjata me diell, e gjatë ditës vransira kalimtare.

Uji Dea

13.03 – Mbetet mot i ftohtë me ngrica në mëngjes, ditën me diell e vransira kalimtare.

14.03 – Kryesisht kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, e maksimalet luhaten ndërmjet -1C e 1C, e deri të hënën rriten edhe në 6C.

Erërat do të fryjnë me intenzitet mesatar nga verilindja 6-11m/s.

Shtypja atmosferike në rritje lart mbi vlera normale./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.