United Hospital

Mosunifikimi i tejdukshëm i krerëve shtetërorë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Të pakoordinuar u shfaqën në Konferencën e Sigurisë në Munih javën që shkoi. Të paunifikuar krerët institucionalë të Kosovës u panë edhe gjatë ditës së djeshme në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ndonëse kryeministri Albin Kurti bëri thirrje për unifikim, ndasia mes liderëve shtetërorë u hetua edhe në ngjarjet ceremoniale, të mbajtura për nder të 17 Shkurtit. Megjithëkëtë, ani pse u paraqitën të ndarë në vizita, tre krerët institucionalë u bënë bashkë tek në fund të ditës, në pritjen e organizuar nga i pari i shtetit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani nuk u bashkuan as në pjesën dërrmuese të aktiviteteve të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

HW

Të ndarë u paraqitën edhe në vizitat ceremoniale, të mbajtura për nder të 17 Shkurtit. Derisa në njërën anë Kurti e Osmani u panë së bashku në secilin aktivitet, kreu i shtetit në anën tjetër të gjitha vizitat i realizoi i vetëm gjatë të hënës. Thaçi nuk mori pjesë as në seancën e djeshme solemne të Kuvendit të Kosovës.

Por tre krerët institucionalë u bënë bashkë tek në fund të ditës. Në pritjen e organizuar nga presidenti për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë morën pjesë edhe Kurti, edhe Osmani, të cilët pavarësisht raporteve të ftohta u përshëndetën me shtrëngim duarsh me shefin e shtetit. Sido që të jetë raportet e ngrira të Kurtit dhe të Osmanit me presidentin Hashim Thaçi nuk u shpërfaqën vetëm tash së fundi. Me të marrë zyrtarisht pozitën e të parës së Kuvendit Vjosa Osmani e largoi fotografinë e presidentit nga ballina e zyrës së saj, duke e zhvendosur atë në një pjesë tjetër periferike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.