Eko Higjiena

Mostra e të dyshuarit për Lijën e Majmunit do të dërgohet për testim në Holandë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mostra e rastit të parë të dyshuar për Lijën e Majmunit në Kosovë do të dërgohet për testim (analiza laboratorike) në Holandë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), thuhet se po bëhet mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe rasteve të tij të kontaktit.

Po ashtu MSH ka njoftuar se pacienti 69 vjeçar për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile, raporton Telegrafi.

“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, më datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Uji Dea

Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK më datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile”, bën të ditur MSH.

Sipas Ministrisë, po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Holandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.