Eko Higjiena

Mossundimi i ligjit rrezikon liberalizimin e vizave

/ 8 minuta lexim
GRANDEMALL

Analistë të politikës dhe njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova po rrezikohet që të mos ketë liberalizim vizash deri më 2020. Sipas tyre, e tëra kjo po ndodh për shkak të mos sundimit tw ligjit, pastaj qeverisë “Haradinaj”, që mban 6 ministra me aktakuza, por edhe për shkak të skandalit të veteranëve, migrimit, si dhe propozimit për ndryshime kufijsh nga Hashim Thaçi, që kanë shqetësuar goxha shumë Evropën.

Reshiti: Mafia politike e ka kapur shtetin dhe vazhdon të mos e lëshojë

Analistë të politikës dhe njohës të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova po rrezikohet që të mos ketë liberalizim vizash deri më 2020. Sipas tyre, e tëra kjo po ndodh për shkak të mos sundimit tw ligjit, pastaj qeverisë “Haradinaj”, që mban 6 ministra me aktakuza, por edhe për shkak të skandalit të veteranëve, migrimit, si dhe propozimit për ndryshime kufijsh nga Hashim Thaçi, që kanë shqetësuar goxha shumë Evropën.

Analisti politik Ibrahim Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se Bashkimi Evropian vërtet e ka të komplikuar funksionalitetin, vendimmarrjen, për shkak se shtetet anëtare vazhdojnë të dominohen nga egoja e tyre nacionale e shtetërore, por, megjithatë, ka potencial e funksionalitet të bollshëm, sa për të shqyrtuar rastet si i Kosovës – (mos)liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.”Ata që marrin vendime përkatëse, konkrete, nuk i lexojnë fare pamfletet propagandistike që i financon Vuçiqi, për të zbukuruar personalitetin dhe imazhin e tij katran, duke (sh)përdorur buxhetin e shtetit, por bazohen në informimet dhe analizat e aq shumë shërbimeve inteligjente, instituteve, shoqatave, për të cilat shpenzojnë shumë. Ato kanë informacion më shumë sesa ne, që vuajmë këta sundimtarë të inkriminuar. Prandaj, liberalizimi i vizave vazhdon të jetë i rrezikuar, qoftë për arsyet që u numëruan, por edhe për të gjitha arsyet që nuk numërohen dot në kuadër të një analize ditore që pasqyron gazeta”. Kelmendi thekson se ne vazhdimisht po minimizojmë e po anashkalojmë edhe një fakt, që ndikon shumë për momentin, në vendimmarrjet e institucioneve: Islamin. “Gjithandej shoqëritë e shteteve të BEsë, deri edhe Suedia, janë në ankth nga hovëzimi i shpejt i partive anti-islame. Në Bruksel nuk duan të krijojnë edhe një problem më shumë: atë të “invadimit” nga islamistët e Kosovës. Zuzëria e popullatës së Kosovës, për të bërë zapt këto dy kobe të Kosovës – krimin e organizuar që e ka kap pushtetin dhe agresivitetin islamist – merret shumë parasysh nga institucionet e BE-së, meqë merret si shkarje kolektive, që duhet të izolohet si në karantinë, derisa të ndodhë ndërgjegjësimi”, është shprehur ai.

Reshiti: Ministrat me aktakuza e rëndojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare
Analisti politik Ymret Reshiti për gazetën “Kosova Sot” thotë se Qeveria e Kosovës me ministra me aktakuza po e rëndon imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.”Korrupsioni është e keqja që e luftojnë vendet e zhvilluara e sidomos Bashkimi Evropian. Kosova assesi nuk po mund të formojë qeveri me duar të pastra që nga afera” Pronto”, ku mafia politike e ka kapur shtetin dhe vazhdon të mos e lëshojë, deri te ndihma e partive tjera të koalicionit qeverisës. Kryeministri Ramush Haradinaj u tregua tepër i ndjeshëm kur është në pyetje karrigia e tij, prandaj po mbyll sytë para ministrave të tij me aktakuza të ngritura”, është shprehur ai. Sipas Reshitit, fajtorët që po shtyjnë proceset integruese të Kosovës janë institucionet e komprometuara të shtetit tonë që po rrezikojnë perspektivën e këtij populli.”Kjo mund të ndikojë në shtyrjen e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për shumë kohë. Evropa kërkon nga Kosova që të ketë institucione kredibile, të besueshme dhe të pakorruptuar, ndryshe nuk është e interesuar Evropa që në familjen evropiane të pranojë shtete me nivel të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç është Kosova”, është shprehur ai. Ndërsa analisti politik Arsim Haziri, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se Bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Evropa, ka mjaftueshëm pasqyrë për aktualitetin politik në Kosovë. Ai thotë se liberalizimi është proces evropian, nënkupton lëvizje për ato shtete ku ekziston formë e mjaftueshme e nivelit demokratik. Haziri thotë se kemi aventurat e presidentit aktual, i cili pa mandat qytetar e parlamentar hidhet në diskutime për çështje të ndjeshme – territor, duke përfshirë këtu edhe pasivitetin total thuaja të qeverisë ‘Haradinaj’, ku vetë përbërja e saj në masë ka aktakuza të disa ministrave.

Eco Higjiena

HERTICA: LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR, PROBLEM SERIOZ
Eksperti i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se Bashkimi Evropian vlerëson progres të limituar në kuadrin ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe pohon se ky fenomen mbetet problem serioz, që prek shtetin e së drejtës dhe mjedisin e biznesit në Kosovë.”Pas arritjes se marrëveshjes së demarkacionit, autoritetet kosovare presin liberalizimin e vizave nga Brukseli,por mbetet vetëm premtim nga liderët politikë të Kosovës. E gjithë kjo reflekton tek Bashkimi Evropian me skandalet që sot për shkak të 6 ministrave me aktakuza dhe të tjerët që janë të involvuar në skandalin e listave të veteranëve të UÇK-së vizat nuk do të hiqen deri në vitin 2020″, është shprehur ai.

RESHITI: KOSOVA FUNKSIONON SIPAS MODELIT “PRONTO
Nëse i kemi parasysh edhe deklaratat e presidentit të “Prontos” për idenë e korrigjimit të kufijve që ka nxitur reagime të forta nga BE-ja, sepse shtetet e BE-së kërcënohen drejtpërdrejt, rreziku për mosliberalizimin e vizave për Kosovën tashmë është paralajmëruar fuqishëm nga shtetet evropiane, kur deputetët e Parlamentit Evropian, njëri nga Holanda dhe tjetri nga Danimarka, deklaruan se ata kanë votuar kundër liberalizimit të vizave për Kosovën vetëm pse Thaçi kërkon korrigjim të kufijve në Ballkan. Fatkeqësisht, Kosova vazhdon edhe më tutje të funksionojë sipas modelit ‘Pronto’, ku pushtetarët janë mbi ligjin dhe Kushtetutën dhe vendosin për çdo gjë në Kosovë në shërbim të interesit të tyre mafioz dhe kriminal. Me një kryeministër karrierist, një president “Pronto” dhe një kryetar Kuvendi të nëntokës, Kosova nuk do mund të shkojë as në veri të saj, e lëre më të integrohemi në Bashkimin Evropian”, thekson analisti Ymret Reshiti për “Kosova Sot”.

Qytetarët e indinjuar në lidershipin e pasluftës
Qytetarët e anketuar janë tejet të indinjuar me lidershipin shqiptar të pasluftës, prandaj edhe nuk presin liberalizim të shpejtë të vizave. Qytetari nga Prishtina, Xhevat Korllaku, për gazetën “Kosova Sot” thotë pa e pastruar shtëpinë nga korrupsioni tek organet e qeverisë dhe pa u rregulluar çështja e mungesës së ligjit, nuk do të ketë liberalizim të vizave.”Njerëzit nëpër pozitat më të larta shtetërore që nga paslufta po punësojnë militantë partiakë dhe familjarë, pra kemi vetëm nepotizëm dhe asnjë punësim pa pasur lidhje. Pra, kjo po duket haptazi se kush është pasuruar, ata janë pushtetarët tanë dhe komandantët e luftës”, është shprehur ai. Një ndikim të madh në prolongimin e liberalizimit të vizave e ka edhe fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së, ku tash po na dalin madje edhe 60 mijë veteranë lufte, ndonëse tash komandantët po deklarojnë haptazi se në Kosovë nuk kanë qenë më shumë se 15 mijë. Sipas Korllakut, një ndikim të madh për mosliberalizimin e vizave do ta ketë edhe tema e ndryshimit të kufijve, që e ka hapur presidenti Hashim Thaçi. “I tërë ky debat po bëhet nga frika e tyre që të krijojnë lidhje me krerët serbë, në mënyrë që t’u hiqen aktakuzat nga Gjykata Speciale”. Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Rexhep Sekiraqa, për gazetën “Kosova Sot” thotë se bazuar në vlerësimet e mediave të huaja sivjet nuk do të ketë liberalizim vizash, e madje sipas tyre kjo nuk do të ndodhë deri në vitin 2020.”Duhet thënë të drejtën se një qeveri, e cila i ka 6 ministra nën akuzë edhe nuk e meriton të jetë pjesë e BE-së dhe të ketë liberalizim vizash. Kjo ngase së pari duhet pastruar shtëpinë tonë, pra kopshtin dhe oborrin tonë, e më pastaj të dalim në rrugë. Por e tërë e keqja e mosliberalizimit të vizave po vjen mbi qytetarët tanë që janë viktima të qeverive të tyre që nuk po i mbushin detyrat dhe obligimet ndaj kërkesave strikte të BE-së, sikurse që janë mungesa e sundimit të ligjit, mosluftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit etj.”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.