UBT

Mospajtimet e opozitës, të pritshme

/ 1 minutë lexim

Analisti politik, Dukagjin Gorani i ka vlerësuar të pritshme mospajtimet e fundit nip mes të lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, pasi sipas tij, këto dy parti dallojnë shumë mes vete.

Pavarësisht kësaj, Gorani për “Epokën e re”, ka thënë se do të ishte mirë të tejkalohen këto mospajtime por, jo me çdo kusht.

UBT

Ai ka deklaruar se këto mospajtime mund ta dëmtojnë kauzën e opozitës, por, sipas tij, humbëse e madhe mund të jetë AAK-ja.

“Opozita nuk shpërbëhet nëse AAK-ja e braktis atë. Këtë mund ta bëjë vetëm Vetëvendosja, duke qenë partia më e madhe dhe bartësja tradicionale e frymës opozitare”, ka thënë Gorani. /Telegrafi/