Uji Dea

Mospajtime për kompetencat e EULEX-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian, gjatë gjithë ditës së djeshme, nuk kanë gjetur konsensus rreth kompetencave që do t’i ketë EULEX-i gjatë dy viteve të ardhshme. Megjithatë, dy palët janë pajtuar që këtij misioni t’i vazhdohet mandati deri më 2018. BE-ja ka ndarë edhe buxhet për misionin në Kosovë.

Nëse ligjvënësit kosovarë nuk arrijnë që me dy të tretat e votave t’ia vazhdojnë mandatin EULEX-it (Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit) edhe për dy vjetët e ardhshëm, atëherë ky mision i BE-së nga dita e nesërme do të mbetet pa kompetenca juridike dhe pa të drejtë të marrë vendime gjyqësore, shkruan “Zëri”.

Kjo për faktin se EULEX-it i skadon mandati ligjor në mesnatë, ndërsa institucionet e vendit gjatë gjithë ditës së djeshme kanë negociuar me zyrtarët e BE-së, se si do të duket ky mision në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Mospajtimet kanë ndodhur pasi Qeveria e Kosovës pretendonte t’ia shkurtojë kompetencat këtij misioni, ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar kompetenca të njëjta.

Pasditen e së martës institucionet e Bashkimit Evropian kanë marrë vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe në këtë formë i është hapur rruga përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për t’iu përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në letrën në të cilën ky i fundit shprehte gatishmërinë e institucioneve të vendit për t’ia vazhduar mandatin EULEX-it edhe për dy vjet të tjera. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.