Mobi Casa

Mospagesa e Trustit punëtorëve të Trepçës – Hajdari s’dekalrohet, thotë se 18 kompani do të investojnë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se janë duke draftuar politikën për industri, ku fokusi kryesor do të jetë te mineralet dhe minierat.

Përpos përpunimit të metaleve, ministrja Hajdari tha se është e rëndësishme të kontribuojnë edhe në efiçiencën e energjisë respektivisht në agjendën e gjelbër.

Në pyetjen se pse nuk u janë paguar kursimet pensionale për tri vjet minatorëve të Trepçës, ministrja Hajdari theksoi se: “Unë nuk jam ministre e minatorëve, rezervohem që të përgjigjem në këtë pyetje?”.“Përmes politikës që jemi pikërisht duke e draftuar politikën për industri ne po fokusohemi se ku industria mund të kontribuojë sidomos në industrinë primare në këtë rast mineralet, minierat, industrinë përpunuese dhe shërbyese terciare. Përmes sektorit privat ne shohim që mund të kontribuojë shumë ndonëse ministria e ekonomisë i ka minierat me nxjerrjen e mineraleve ne duhet të shikojmë se si t’iu shtojmë vlerën këtyre mineraleve tona e jo t’i shesim si produkte të para ose si lëndë e parë që eksportohet, por më shumë t’iu nxjerrim vlerën dhe efiiencën dhe të transformohen si produkt final për eksport. Dhe në këtë rast me fabrikat e industrisë duket t’i selektojmë ato minerale dhe t’i prodhojmë përpunojmë dhe t’i transformojmë në një produkt me vlerë si produkt i prodhuar në Kosovë”.“…ne shohim që përmes politikës industrial interesimit të sektorit privat ne do të kontribuojmë me sektorin privat në përpunimin e metaleve. Përpos përpunimit të metaleve me rëndësi është sepse ne do të kontribuojmë në efiçiencën e energjisë respektivisht në agjendën e gjelbër duke qenë edhe në bashkëpunim të afërt edhe me ministrinë e ekonomisë ku përmes ndryshimit të rregullores së legjislacionit ne do të japim mundësinë që edhe biznesi të kontribuojë në agjendën e gjelbër”.

Hidromorava

Tutje, ajo tha se shumë investitorë kanë vizituar fushën e industrisë përpunuese dhe të metaleve në Kosovë, duke sqaruar se vetëm nga Austria janë 16 komani që shprehur interesimin për investim në Kosovë.

Sipas saj, institucioneve u mbetet vetëm që të bëjnë më shumë në krijimin e lehtësirave të të bërit biznes, raporton EO.“Ne kemi pranuar shumë vizita të investitorëve në fushën e industrisë përpunuese specifikisht në industrinë e metaleve ka shumë interesim nga sektorë të industrisë gjermane. Kanë ardhur edhe 16 kompani austriake”.“Ato kanë plane më të mëdha për të investuar në Kosovë, por ne duhet të lehtësojmë edhe legjislacionin e të bërit biznes kryesisht ligjin për investime të huaja dhe për investime strategjike të cilat i kemi bashkuar në një kornizë tani dhe Ligjin për zona ekonomike që ofrojnë lehtësi dhe siguri”, tha Hajdari.