Mobi Casa

Mosnjohja nga pesë shtetet e BE-së ka ngadalësuar rrugën evropiane të Kosovës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Institucionet e Republikës së Kosovës në shtatë vitet e shtetësisë nuk kanë arritur që të thyejnë ngurrimin e asnjërës prej pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian përkitazi me njohjen e pavarësisë dhe vendosjen e marrëdhënieve bilaterale.

Si pasojë, mosnjohja e Kosovës nga Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia, përveçse ka dëmtuar subjektivitetin ndërkombëtar ka ngadalësuar edhe rrugën evropiane të saj. Një gjë të tillë e konstatojnë aktivistët e shoqërisë civile, ndërkohë që e konfirmojnë edhe zyrtarët e lartë qeveritar.

RCCOLA

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, pranon se njohjet nga pesë vendet hezituese të BE-së janë njëra prej sfidave mjaft serioze për Qeverinë e Kosovës.

“Mosnjohja nga pesë shtetet e BE-së është një guralec në këpucët e Kosovës. Pa njohjen e tyre do të kemi në vazhdimësi sfida që lidhen me subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë Ilazi./koha/