UBT

Mosnjohja e Kosovës nga Izraeli është taktikë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ndihma që shqiptarët i dhanë popullit izraelit gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas Dardan Islamit, ka ndikuar që izraelitët ta ndihmojnë Kosovën gjatë luftës së fundit me Serbinë.

Si njohës i marrëdhënieve shqiptaro-hebraike, Islami ka bindjen se administrata e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, e cila asokohe përbëhej nga Wesley Clark, Madeline Albright, Richard Holbrook, Robin Cook e hebrenj të tjerë kanë ndier një lloj borxhi për t’i ndihmuar shqiptarët.

Islami, i cili ka bërë edhe një dokumentar për viktimat e Holokaustit, mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, e shpjegon si një çështje taktike.

Mobi Casa

Kjo ngase, siç ka thënë ai, njohja nga Izraeli do t’i ndalte shumë njohje nga vendet arabe. Në intervistë për “Tribunën”, ai e ka cilësuar si hap të qëlluar nga institucionet qendrore të shtetit që kanë vendosur ta ngrisin monumentin e Holokaustit në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ai ka, aktualisht në Kosovë jeton vetëm një familje hebraike. Islami ka thënë se Kosovën dhe Izraelin e lidh fati i njëjtë (Tribuna).