UBT

Mosmbrojtja e dëshmitarëve shkaku kryesor i krijimit të Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Diplomatët evropianë presin që politikanët e Kosovës, para së gjithash Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa, të mbështetur edhe nga presidentja Atifete Jahjaga, të bëjnë gjithçka që është në mundësinë e tyre për të siguruar ndryshimet kushtetuese, të cilat do të hapnin rrugë që sa më shpejt të nisë punën një Gjykatë Speciale, e cila do të ngrinte aktakuza kundër disa prej ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të hetimeve që i ka zhvilluar Task Forca Speciale.
Siç dihet, kjo Task Forcë ishte krijuar për të hetuar pohimet e senatorit zviceran, Dick Marty, që më vonë ishin miratuar edhe në një raport të Këshillit të Evropës, sipas të cilave dyshimet se nga disa persona të UÇK-së janë kryer krime të rënda, përfshirë edhe nxjerrje të organeve dhe shitje të tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Sado të pabesueshme të kenë qenë ato dyshime në kohën kur u nxorën, dhe pa marrë parasysh indinjatën që kishin krijuar në opinion, bashkësia ndërkombëtare pranoi që ato të merren seriozisht dhe të hetohen.

FIDANISHTJA

Por hetimet e udhëhequra nga Task Forca Speciale, në bazë të raportit të prezantuar nga ish-shefi i saj, amerikani Clint Williamson, kishin rezultuar me një raport i cili konstaton se ka dëshmi të mjaftueshme për ngritjen e akuzave për krime të rënda ndaj disa ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ish-shefi i kësaj Task Force kishte nxjerrë një konstatim të çuditshëm pas tri vitesh hetime se “edhe pse nuk ka evidencë konkrete beson se ka pasur edhe nxjerrje dhe trafikim organesh, ndonëse në përmasa më të vogla”.

Kështu me këto hetime të gjata nuk ishte hedhur dritë mbi këto akuza, prandaj tash, pikërisht duke u bazuar në “pastrimin e kredibilitetit të Kosovës” diplomatët evropianë pothuajse njëzëri kërkojnë që sa më shpejt të krijohet kjo Gjykatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.