ARKATANA

Mosmarrëveshjet brenda partisë – Haziri: LDK do të jetë më unike se kurrë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për lajmi.net, ka mohuar zërat se mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti do të çojnë drejt ndarjes së partisë.

Përkundër mosmarrëveshjeve në këtë subjekt, Haziri ka thënë se LDK-ja do të jetë edhe më unike se kurrë.

Sipas tij, LDK po bashkohet dhe do të demonstroje ketë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“LDK do të jetë me unike së kurrë, LDK po bashkohet dhe do të demonstroje ketë shumë shpejte pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. LDK -ja ketë unitet e ka betonuar me 3 gusht. Askush nuk guxon më thy. Dallimet ne na bëjnë me të fortë dhe të dallueshëm nga partitë tjera. Ne jemi ekip i fortë e nuk kemi individ që thyen apo përjashton e vendosë për të gjithë sikurse të tjerët”, ka thënë Haziri për lajmi.net.

Uji Dea

Kujtojmë, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë “Kurti” shpërfaqi edhe më tej mosmarrëveshjet brenda këtij subjekti politik.

Inicimi i këtij mocioni, ndaj qeverisë pjesë e së cilës ishte edhe vetë LDK-ja, bëri që zyrtarë të lartë të kësaj partie, në krye me nënkryetaren, Vjosa Osmani e disa deputeti t’i dalin kundër.

Kundërshtime dhe mospajtimet vazhduan edhe në votimin për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër. Vjosa Osmani dhe disa anëtarë nuk morën pjesë fare në mbledhjen e kryesisë, e ministri aktual i Mbrojtjes, Anton Quni abstenoi.

Me këtë propozim, LDK-ja kishte anashkaluar Vjosa Osmanin, kryetaren e Kuvendit. Osmani ishte propozimi i LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e tetorit 2019./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.