Fundamenti

Moskoordinimi me ndërkombëtarët, kritikohet nga PDK-ja e AAK-ja

/ 4 minuta lexim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mos koordinim me partneret ndërkombëtar, ShBA-në e BE-në, para marrjes së vendimeve që preknin qytetarët e Kosovës në çdo sferë të jetës, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, Kosova si shkak i mos koordinimit me aleatët sot është duke i vuajtur pasojat e mëdha ekonomike dhe se përsëri nga vendimi i fundit që ndërlidhet me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), vendi rrezikohet nga masat e reja.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se koordinimi i kryeministrit Kurti me aleatet duhet që të jetë në suaza ditore, pasi sipas tij, nga mos koordinimet me ta janë duke vuajtur pasojat qytetarët e Kosovës.“Ne fatkeqësisht si vend jemi në sanksione edhe tani duke u bazuar në veprimet mos koordinuese të qeverisë aktuale, respektivisht të kryeministrit Kurti. Ne e konsiderojmë që koordinimi me aletet është i domosdoshëm sepse rruga e Kosovës për të ardhur deri këtu ka qenë koordinim më aleatet. Mendoj që duhet të jetë një koordinim ditor ndoshta dhe në suaza dhe orëve jo vetëm ditëve. Pasojat po i vuan qytetari jo qeveria, ne nuk kemi nevojë për akte folklorike e patriotike, qytetarët tanë kanë nevojë për veprime konkrete”, ka thënë ai.

Beqa ka shtuar se me rregulloren e re të BQK-së, më shumë është bërë buj nga qeveria se sa është në realitet, kjo pasi sipas tij, BQK-ja ka autoritet e vetë dhe është kategori Kushtetuese dhe në këtë rast nuk duhet që të ketë interferime politike për përfitime elektorale.“Unë mendoj që sa i përket veprimit të fundit mendoj që është bërë më shumë buj se sa është në realitet sepse në jemi shtet, e kemi kushtetutën, BQK-ja e ka autoritetin e vetë është kategori kushtetuese, ne e kemi një valutë zyrtare në Kosovë që është euro. Dinari edhe më herët nuk ka qenë. Mendoj që në atë nivel duhet të merret BQK-ja dhe të mos ketë interferime politike për përfitime elektorale. Mendoj që secili mjet në këtë rast valut e huaj do të këtë trajtim të njëjte”, ka thënë ai.

Fundamenti

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, ka thënë futja në përdorim e rregullores së re të BQK-së, e cila rregullon përdorimin e parave të gatshme në territorin e Kosovës, është veprim legjitim nga i cili është duke u respektuar edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Tasht ne duhet me nda në dy etapa kjo veprimi si veprim është veprim legjitim e kushtetues dhe po respektohet Kushtetuta e Kosovës. Me rregulloren e re precizohet që valuta e Kosovës është euro, kjo është plotësisht një veprim legjitim i Republikës së Kosovës e cila ka të drejt me precizua valutën e vet ndërsa po në anën tjetër ne e përkrahim domethënë, çdo veprim që është Kushtetues është në rregull”, ka thënë ajo.

Kadrijaj ka shtuar se në këtë çështje është e gabuar mos koordinimi i qeverisë me aleatet ndërkombëtar, e q sipas saj, vendi ende është duke vuajtur pasojat nga veprimeve e pakoordinuara edhe më herët.Sipas saj, Kosova nga mos koordinimi i fundit po rrezikohet edhe nga sanksionet e reja.“Ajo çka po flitet ajo çka po thuhet është një mos koordinim me aleatët tanë dhe si pasojë ne ende po i vuajmë pasojat e veprimeve të pakoordinuara për fillimin e implementimit të marrëveshjes për targa. Tash e keni dëgjuar edhe ambasadorin amerikanë edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT, kritikat që po bëhen ndaj qeverisë së Kosovës për shkak të mos koordinimit edhe kohës që po e kërkojnë për fillimin e implementimit të kësaj rregullorja. Ndoshta kërcënimi edhe me sanksione të reja. Kosova është nënë sanksion, është nënë masa dhe ka humbur me miliona euro për shkak të këtyre masave. Me këtë çasje të qeverisë, Kurti po sillet si një lider i partive politike dhe jo si një lidershqip i cili udhëheq me Kosovën”, ka thënë ajo.