RCCOLA

Mosha kur truri fillon të marrë goditje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Deri në moshën 39 vjeçare njeriu zhvillon aktivitete në mënyrën më të mirë të mundshme. Por sapo kalohet mosha 40 vjeçare nis regresi, ku truri i njeriut fillon të marrë goditjet e para dhe të mos jetë më si para kësaj moshe.

Ky fakt zbulohet nga një studim i University of California në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i publikuar në revistën “Neurobiology of Ageing”, ku u mbajtën në vëzhgim një grup personash nga mosha 20 deri në 80 vjeç.

UBT

Ky ngadalësim cerebral pas moshës 40 vjeçare u vërtetua për shkak të humbjes së disa qelizave të cilat zbehen me avancimin e moshës.
Kjo nuk domethënë se njeriu dobësohet nga pikëpamja mendore, por ngadalësimet e trupit fillojnë të zbehen dalëngadalë.

Sipas shkencëtarëve siç raporton Noa.al, trupi i njeriut pas moshës 40 vjeçare humb betejën për rikuperimin e këtyre qelizave dhe nuk mund të ketë saktësinë maksimale./noa/