Hidromorava

Mosfunksionimi i Kuvendit, bllokon rrugën e Kosovës për BE!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kosova është në rrugë të drejtë për të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe nëse nuk thellohet kriza institucionale, atëherë qytetarët e Kosovës mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve të integrimeve. Sipas tyre, Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se mungesa e funksionimit të një organi të rëndësishëm, siç është Kuvendi, sjell pasoja dhe efekte negative në përgjithësi për të gjitha proceset e në veçanti për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Mobi Casa

Sa i përket nënshkrimit të MSA-së, Hoti thotë se kjo do të nënshkruhet kur të arrihet një konsensus në kuadër të Bashkimit Evropian për të gjetur një formulë të veçantë për nënshkrim.

Hoti i vlerëson si reale pritjet e qytetarëve për liberalizimin e vizave vitin e ardhshëm. Pasi në këtë drejtim janë përmbushur detyrat. /Tribuna Channel/