RCCOLA

Mosfunksionalizimi i laboratorit, “vdekje” për pacientët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Përveç mosfurnizimit me reagensë, mosgjetja e një hapësire adekuate për kryerjen e analizave fiziologjike po bëhet me qëllim të realizmit të interesave personale të disa zyrtarëve të qendrës më të madhe shëndetësore në Kosovë.

Zyrtarë të Qendrës Klinike Universitare thonë se për shkak të interesave personale, në këtë qendër ka synime që të mbyllet Instituti i Fiziologjisë – shkruan gazeta Tribuna.

RCCOLA

Kështu së paku pretendon profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, sipas së cilës, tash e disa vite Instituti i Fiziologjisë nuk funksionalizohet duke mos u siguruar reagensë për analiza.

Ajo thotë se drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi, ishte zotuar se pavarësisht projeksioneve që laboratori të mos funksionojë në kuadër të Institutit të Fiziologjisë, ai do të mundohet të gjejë zgjidhjen më të mirë të mundshme për Institutin. Deri para një muaji nuk kishte zgjidhje dhe për këtë arsye filluan bisedimet. Pavarësisht kësaj, zgjidhja për Institutin e Fiziologjisë assesi të gjendet. Filluan tendencat për “gllabërimin” e laboratorit nga ana e drejtorëve të disa klinikave.