ARKATANA

Mosdeklarimi i pasurisë drejt “amnistisë”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës ka sponsorizuar ndryshime në nenin 437 të Kodit Penal, i cili flet për mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose të detyrimeve financiare. Ndryshimet favorizojnë zyrtarët që nuk deklarojnë ndonjë pjesë të pasurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Paragrafi i parë i këtij neni të Kodit Penal kërkon që çdo person, i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, dhe i cili nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.

Eco Higjiena

Vepra penale nga ky paragraf konsiderohet se është kryer kur deklarata nuk paraqitet brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.

Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, ka thënë se pas fjalëve “një gjë të tillë” do të shtohen fjalët “me qëllim të fshehjes së pasurisë”, përcjell koha.net. Kësisoj, për t’u shqiptuar dënimi për fshehje të pasurisë domosdo duhet të faktohet motivi i fshehjes së qëllimshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.