UBT

Mos zbatimi i marrëveshjeve Kosovë-Serbi, Mushkolaj: Për Kosovën është përdorë kamxhiku, Serbinë e kanë ledhatuar më shumë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj ka thënë se pjesa më vështirë e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për Serbinë do të jetë pjesa e komisionit të përbashkët që do të monitorojë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu bëri të ditur, Mushkolaj gjatë intervistës dhënë për Telegrafi, ku ndër të tjera shtoi se Lista serbe është dorë e zgjatur e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës.

“Dje ne e kemi pas dhe një shkelje tjetër flagrante. Mos të harrojmë që ne në institucionet tona e kemi Listën serbe, dorën e zgjatur të Serbisë në institucionet tona brenda. Kemi toleruar që Vuçiqi thjesht ta shtrij dorën brenda institucioneve tona, t’i kryesojë që të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë, duke i diskriminu dhe duke mos ia garantu shteti jonë të drejtën e votës komunitetit serb këtu dhe fatmirësisht ne do t’i kemi tash zgjedhjet e lira”, ka vlerësuar ajo.

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj gjatë intervistës me kryeredaktorin, Muhamet Hajrullahu /Foto: Ridvan Slivova

Sipas saj, komunat shqiptare dhe komunat me shumicë serbe nuk kanë kompetenca të barabarta.

“Kompetencat e komunave me shumicë serbe janë jo vetëm të zgjeruara por edhe të ngritura në nivel më të lartë. Çdo bashkëpunim dhe çdo partneritet midis dy komunave ne e kemi ligjin që na e mundëson”, ka vlerësuar juristja.

Hidromorava

Lexo po ashtu:
Nuk ka më fusnotë, Kosova tash e tutje është në nivel komplet tjetër ndërkombëtar – juristja Mushkolaj zbërthen Propozimin evropian
Nuk ka më fusnotë, Kosova tash e tutje është në nivel komplet tjetër ndërkombëtar – juristja Mushkolaj zbërthen Propozimin evropian
Por, ajo foli edhe për marrëveshjet a pa zbatuara si nga ana e Serbisë por edhe Kosovës.

Mushkolaj tha se në krahasim me Serbinë, për Kosovën është përdorë “kamxhiku” kur nuk i ka zbatuar marrëveshjet e arritura nga Bruksel.

“Borell pati të drejtë, pajtim ka dhe pajtimi politik është tejet i rëndësishëm. Ka shumë marrëveshje që nuk janë përdorë nga Serbia, por edhe nga Kosova. Për ne është përdorë gati kamxhiku, për mos zbatim. Serbia ka pas më shumë ledhatim se sa ne. Por si gjithçka tjetër nuk studiohet si koncept vetëm në letër, por edhe brenda kohës dhe hapësirës. Ne duhet të ndërmarrim veprime të zbatimit dhe të atyre të cilat do të jenë të vështira”, u shpreh ajo.

Ish-gjyqtarja në Gjykatën Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj /Foto: Ridvan Slivova/

Ajo tha se Serbia nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen në Bruksel do të duhet të sanksionohet.

Nëse ne ecim përpara drejt zbatimit edhe të segmenteve të cilat i konsiderojmë që nuk na pëlqejnë e pala serbe refuzon më shkrim kur të vjen momenti i nënshkrimit, atëherë pala serbe për shkak të një diss-i aktualë ndërkombëtarë, luftës në Ukrainë, agresionit përmes soft power, por ndonjëherë edhe me mjete tjera…Nuk mundet një Serbi që i strehon këta dy agresorë të tmerrshëm që po e prishin paqen në botë pa sanksione. Dhe Serbia do të ballafaqohet me sanksione, po sa do të dimë ne, në kuptim diplomatik me shfrytëzu aktualitetin kjo do të varet nga ne. Në vitin 2014 e kemi pas një hapësirë të mirë dhe e kemi leshu”, tha ajo duke shtuar se “Tash jemi në pozitë shumë më të mirë. Ky dokument i ka eliminu të gjitha ato rreziqet e marrëveshjes së parë 2013, dhe ne duhet të jemi pak më të guximshëm, pasi s’kemi qenë të guximshëm mjaftueshëm për ta shfrytëzu momentin historik”. /Telegrafi/