UBT

Mos t`i harrojmë shokët e vjetër, do ta kujtojmë gjithmonë atdhetarin Sadik Berisha

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Ismet Rashiti – Sadik Berisha, i takon familjes së Madhe atdhetare, Berisha nga Gjilani. U nda fizikisht nga familja, miqtë dhe bashkëveprimtarët e atyre viteve të rënda. Një njeri i dashur, trim, i kujdesshëm gjatë kryerjes së aksioneve sipas mësimeve të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës. Sa takoheshim, kryesisht në tubime dhe demonstrata për Republikën e Kosovës, ishte optimist për fitore, sypatrembur dhe kërkonte detyra dhe literaturë sa herë shkonte në Kosovë si gjysmë ilegal.

RCCOLA

Sadik Berisha, donte me çdo kusht t`i kryente detyrat.
Me një fjalë, ky patriot gjithmonë ka qenë në krye të detyrave kombëtare, aty ku e kërkonte nevoja.
Lajmi për kalimin e tij në amshim, më ka tronditur shpirtërisht. Asesi nuk po mund të pajtohem për humbjen e një veprimtari të devotshëm si Sadik Berisha!
Ne bashkëveprimtarët e Sadikut, do ta kujtojmë gjithmonë. Figura dhe vepra e tij do të mbetet shembull se si dhe sa duhet të punojmë për liri kombëtare!
Sadik, asesi nuk mund të them lamtumirë, ti jeton pran meje gjithmonë!
Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Sadik Berishës!
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë veprimtarëve!