Fundamenti

Mos të luajmë me EULEX-in

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka thënë se Qeveria dhe as Kuvendi nuk duhet të luajnë me mandatin e EULEX’it, përderisa ky mision ka autorizim nga shteti i Kosovës të qëndrojë në Prishtinë deri në vitin 2014.

Pacolli propozon që kur të vjen koha e rishqyrtimit të mandatit të Misionit të BE’së për Rend dhe Ligj, atëherë të diskutohet për të gjitha variantet.

“Ne jemi shtet serioz dhe ne i kemi dhënë EULEX’it mandat deri në vitin 2014. Kjo është konfirmuar edhe në Parlament. Ne nuk mund të nxjerr sot një vendim e nesër një tjetër”, ka thënë Pacolli, për Gazetën Express, të hënën.

Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës është organizuar debat për mandatin e EULEX’it dhe është paralajmëruar një skenar për t’ia përfunduar mandatin këtij misioni.

Megjithëkëtë, këto paralajmërime, Zëvendëskryeministri i Parë i sheh të panevojshme.

“Ka qenë i ngutur debati për mandatin e EULEX’it. Këto veprime të institucioneve tona nuk janë serioze”, ka thënë Pacolli.

Ai thotë se tek në vitin e ardhshëm duhet të diskutohet nëse misioni më të madh europian për sundim të ligjit t’i jepet ose jo mandat shtesë.

“Nuk është serioze të veprohet ndryshe. Kur të vjen koha e skadimit të mandatit të EULEX’it vjen edhe koha për të debatuar në Parlament dhe për të ngritur zërin pro ose kundër mandatit të EULEX’it, por jo tani”, ka thënë Pacolli.

Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka folur shkurt edhe për akuzat mes Lulzim Pecit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Mobi Casa

Pacolli ka deklaruar se nuk i di detajet për sa i përket dorëheqjes së Lulzim Pecit nga pozita e Zyrtarit Ndërlidhës në Beograd, por se i ka cilësuar si të ngutshme veprimet e të dyja palëve.

“Ka qenë krejtësisht një punë e ngutur nga të gjitha anët. Nuk është normale që një ditë të dërgohet i Ngarkuari me Punë dhe në mbrëmje të shkarkohet. I shoh të ngutura këto veprime”, ka thënë Pacolli.

Lideri i AKR’së ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të udhëtoj për në Afrikë për të marrë pjesë në një konferencë. Aty është i ftuar edhe Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.

“Ka edhe një ftesë për Ministrin e Jashtëm z. Enver Hoxhaj nëse dëshiron të jetë pjesë e kësaj konference”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e fundit që kanë ardhur nga MPJ’ja se Mali, Nigeria dhe Uganda nuk e kanë njohur Kosovën.

Por, ai është marrë me paralajmërimin e Ministrisë së Jashtme sa i përket njohjes pa notë verbale që ka ardhur nga EL Salvadori.

“Kanë qenë disa paralajmërime për njohje nga Salvadori për shembull. Nota verbale nuk ka ardhur ende”, ka shtuar ai.

Megjithëkëtë, Pacolli beson se paralajmërimet për njohje të reja që janë bërë nga ana e udhëheqësve të Kosovës janë reale.

“Mund të ketë vonesa në ardhjen e notës verbale për shkak se shtetet e ndryshme praktikojnë modele të ndryshme për të dërguar nota verbale”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.