Fundamenti

Mos pini ujë gjatë ushqimit, ja pse

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pse uji nuk është i mirë për t’u pirë gjatë ngrënjes së ushqimit? Dietologia Robin Joukilis, në librin e saj “Go with your gut” (Ecni me lukthin tuaj) pretendon se kjo shprehi dëmton tretjen dhe thithjen e materieve ushqyese në organizëm.

Pirja e ujit para dhe gjatë ushqimit është shprehi që e kanë shumë njerëz. Zbulimet e reja tregojnë se pijrja e ujit gjatë ngrënies bën më shumë dëm sesa dobi

Joukilis ka rekomanduar që uji nuk duhet të pihet një gjysmë ore para dhe një orë pas ngrënjes së ushqimit. Nëse ju duhet të pini ujë gjatë ngrënies, për t’ju ndihmuar të përtypni më lehtë ushqim, pini gllënjka të vogla. Përndryshe, në qoftë se ju pini gjatë vaktit shumë ujë në një kohë, mund të çojë te shpërbërja e rezervave të acidit klorhidrik në stomak, i cili është thelbësorë për tretjen e duhur të ushqimit.

UBT

“Pirja e ujit gjatë ngrënies mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Sasia e madhe e lëngut gjatë ngrënies mund të shkaktojnë fryrje, probleme me tretje dhe parandalimin e absorbimit të duhur të materieve ushqyese “, konfirmon dieteologia Ali Miller.

PH ideale në lukth, shton Miller, është 1 deri në 2, dhe ky nivel ndihmon në shpërbërje të proteinave, stimulon lirimin e enzimeve për tretjen e ushqimit, ndihmon në absorbimin e vitaminës B12 dhe si në konvertimin e ushqimeve në qull që lehtëson tretjen. Kur pini gjatë vaktit i gjithë procesi ngadalësohet dhe pastaj vjen fryerja dhe tretja e dobët.

Kur është më së miri të pihet ujë? Për tretje të shëndetshme gjatë ngrënies, pini maksimum dy decilitra ujë (në gllënjka të vogla). Gjatë pjesës tjetër të ditës pini midis vakteve që do t’ju ndihmojë të largoni urinë ‘e rreme’ që ju e mendoni kur ne të vërtetë jeni dehidruar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.