Fundamenti

Mos pini kafe në mëngjes në stomak të zbrazët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nuk ka dyshim se kafja ka dobi të shumëfishtë për organizmin tonë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të pihet në stomak të zbrazët, posaçërisht jo në mëngjes.

Nëse pini një filxhan kafe të zezë në stomakun e zbrazët, kjo çon në çlirimin e acidit hidroklorik brenda traktit tonë të tretjes së ushqimit.

Nëse tashmë vuani nga gastrititi, me siguri se këtë e keni ndjerë, shkruan “Zëri”. Acidet kanë rolin e shpërbërjes së ushqimit në stomakun tonë. Kur hani ndonjë ushqim të rëndë, kjo mund të shkaktojë probleme me tretjen, sepse do të vjen deri tek vështirësitë me rastin e tretjes së proteinave.

Kur proteinat nuk janë plotësisht të tretura, kjo mund të sjell deri te problemet tjera siç janë inflamacioni i zorrëve, fryrja e stomakut, irritimi por edhe deri te kanceri i zorrës së trashë.

Mobi Casa

Për këto arsye, ekspertët paralajmërojnë që kafenë assesi nuk duhet pirë në mëngjes sapo të zgjoheni. Arsyeja për këtë është se kjo do të rris nivelin e kortizolit shumë shpejt dhe trupit do t’i nevojitet shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale.

Ky hormon kontrollon orën tonë biologjike dhe aftësinë për të qëndruar të zgjuar. Po ashtu, konsumimi i kafesë në stomak të zbrazët, do të rris edhe nivelin e acideve në lukth, çka mund të sjell fryrjen e stomakut por edhe të vjella, përcjell “Zëri”.

Pra, kafenë duhet pirë një orë pasi të jeni zgjuar. Kjo nënkupton se duhet të hani diçka para kësaj, edhe nëse bëhet fjalë për një rriskë të hollë buke.

Nëse jeni një tip i personit i cili nuk mund të filloj ditën pa një filxhan kafe, atëherë ekziston edhe një truk tjetër të cilin mund ta përdorni për të zvogëluar efektet e dëmshme: i shtoni pakëz qumësht apo gjalpë në kafe! /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.