Uji Dea

Mos përdorimi i brezit të sigurisë nga vozitësit, e cenon sigurinë rrugore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Bazuar në të dhënat statistikore të cilat i posedojmë ndër kundërvajtjet të cilat e cenojnë sigurinë rrugore janë edhe mos përdorimi i brezit të sigurisë nga vozitësit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre. Kjo paraqet një rrezikshmëri të theksuar me rastin e aksidenteve të trafikut ka thënë Ismet Hashani.

Andaj Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit nga 08 mars deri me 15 mars 2021 janë në zbatim e sipër planin Operativ “përdorimi i rripit të sigurisë”, me qëllim të ngritjes së sigurisë për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët e tyre në aspektin preventiv, vetëdijesimin e tyre për rëndësinë që ka përdorimi i brezit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit dhe pasojat që lindin nga mos përdorimi i brezit të sigurisë në rastet e aksidenteve të trafikut.

Policia e Kosovës, përveç planifikimeve vjetore dhe ato në bashkëpunim me institucionet vendore, ka vlerësuar që të bashkëngjitmi me aktivitetet që zhvillohen në kuadër të “ROADPOL” (European Roads Policing Netëork – Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), të vihet në fokus me masat për “Rripin e Sigurisë”, ku ky aktivitet do të implementohet në të gjithë Evropën.

Këto aktivitete do të ndërmerren nga të gjitha njësitë e trafikut dhe stacionet policore në kuadër të PK-së, në nivel Rajonal duke ju bashkangjitur aktiviteteve do të zhvillohet në të gjithë vendin.

FITORJA

Qëllim i vetëm është parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët e vendit, pa dallim.

Mos vendosja e rripit të sigurisë mund të rrisë shumë rrezikun e një lëndimi serioz gjatë një përplasjeje në aksident trafiku dhe mund të jetë përgjegjëse për shumë vdekje në rrugë.

Policia e Kosovës është e vendosur për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.