Fundamenti

Mos luani me toponime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hajde hedhim valle s’ bashku krah për krah – Na janë mbushë këto male përplot me xherah ! Përplot me xherahë, specialistë, ekspert – T’ gjitha toponimet po na i bëjnë synet !

Ndaleni, o trima, dorën me ato shkrime –
E mos thurni ëndrra me këto toponime !
Leni patriotizmat, leni ma hajgaret –
Ruani toponimet që na i lan të parët !
Kokë n’veti pa baza, ndërroni toponimet –

Kështu brenda natës ua hupni kuptimet !
Ndaleni këto trillime, more llapa – llap ,
Kurrë në jetë Gollaku nuk ka qenë Gallap !
Mos lëshoni ma rrena pa një fije kripe –
Lexoni këta emra n’ fjalor t’ gjuhës shqipe !

Toponimeve t’ vjetra mos iu ngjitni bisht ,
Se emri Gollak nuk është fjalë serbisht !
Kamenica kurrë nuk ka qenë Dardanë ,
Rogaçica kurrë nuk ka qenë Roganë ,
Novobërda kurrë nuk ka qenë Artanë ,
Podujeva kurrë nuk ka qenë Besianë !…

GRANDEMALL

Toponimet tona na i bëtë përshesh –
Dobërçani kurrë nuk ka qenë Miresh !
N’ toponime t’ lashta mos bëni beter –
Gjylekari kurrë nuk ka qenë Skifter !
Ndaleni dorën trima , mos ia futni kot ,
Obiliqi kurrë nuk bahet Kastriot !
Ndale dorën trim , mos u banë servil –
Millosh Obiliqi nuk bahet Kopil !…
Mos na shkruani ëndrra si po ua do kërraba ,

Se kurrë Orlloviqi nuk do t’ bahet Shkabaj !
Fusha e Kosovës kurrë s’ ka pas ushtri
Dhe as Vuçitërna kurrë s’ ka qenë Vushtrri !
Shkruaj drejt toponimet e kot mos ia rras ,
Se kurrë as Gllogovci nuk ka qenë Drenas !

Mos na shit kopalla , more hijerëndë –
Suhareka kurrë nuk ka qenë Therandë

Gjilan, më 23.01.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.