FIDANISHTJA

Mos konsumimi i pemëve dhe perimeve është shkaktari i miliona vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Zbulimet preliminare nga një studim i ri kanë zbuluar se konsumimi i pamjaftueshëm i pemëve dhe perimeve mund të jetë përgjegjës për miliona vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru.

Studimi ka vlerësuar se 1 në 7 vdekje kardiovaskulare mund t’i atribuohen mos konsumimit të mjaftueshëm të pemëve dhe 1 në 12 vdekje kardiovaskulare mund t’i atribuohen mos konsumimit të mjaftueshëm të perimeve, transmeton Telegrafi.

Konsumimi i ulët i pemëve ka rezultuar në pothuajse 2 milionë vdekje nga sëmundjet e zemrës vetëm në vitin 2010, ndërkaq konsumimi i ulët i perimeve ka qenë shkaktar i 1 milion vdekjeve, sipas hulumtimeve.

“Pemët dhe perimet janë komponent i rëndësishëm i dietës që mund të kenë efekt parandalues te vdekjet anë e mbanë botës. Zbulimet tona tregojnë për një nevojë që të rritet konsumimi i tyre përgjatë vendeve të ndryshme të botës”, ka rrëfyer autorja e këtij studimi, Victoria Miller.

Këto hulumtime, Miller do t’i prezantojë në “Nutrition 2019”, i cili është takim vjetor i Shoqatës Amerikane për Nutricion dhe mbahet në Baltimore.

ARKATANA

Pemët dhe perimet janë burim i mahnitshëm i fibrave, kaliumit, magnezit, antikosidantëve, etj., të cilët e ulin shtypjen e gjakut dhe kolesterolin.

Pemët dhe perimet e freskëta gjithashtu e përmirësojnë shëndetin dhe diversitetin e baktereve të mira në sistemin e tretjes.

Ata që hanë më shumë pemë dhe perime janë gjithashtu më pak të prirë të jenë mbipeshë – gjë e cila ndikon në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Bazuar në udhëzimet e ekspertëve dhe studimet e ndryshme, hulumtuesit thonë se njerëzit duhet t’i konsumojnë 300 gramë pemë në ditë – sasi ekuivalente me dy mollë të vogla!

Në anën tjetër, konsumimi ideal i perimeve është 400 gramë në ditë – rreth 3 gota me karota. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.