Mos i hidhni ato! Përzieni lëvozhgat e arrave dhe alkoolin dhe do të keni një ilaç natyral për shumë sëmundje

Vetitë shëruese të arrave, janë të njohura që në kohët e lashta. Lëvozhgat e arrës kanë një përbërje kimike unike, transmeton Telegrafi.

Përmbajtja e jodit, natriumit, kaliumit dhe magnezit, vitaminat B, C, E, A dhe madje D dhe PP, taninet, aminoacidet, antioksidantët që parandalojnë plakjen e parakohshme por kanë edhe përfitime të tjera, ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore. Për shembull, në çrregullimet e gjëndrës tiroide, si dhe të sistemit endokrin në përgjithësi.

Gjithashtu ndihmon shumë për problemet me stomakun dhe zorrët, si dhe rikuperon sistemin imunitar.

Tinktura është gjithashtu e dobishme për diabetin dhe ul presionin e gjakut dhe kolesterinën.

Si përgatitet?

Për përgatitjen e tretësirës nevojiten lëvozhgat e arrës dhe vodka ose raki, forca e të cilave nuk duhet të jetë më e ulët se 40 gradë.

Përdorni një kilogram lëvozhgë arre për të përgatitur këtë ilaç. Fillimisht hidhni në ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë për rreth pesë minuta.

Kullojeni ujin dhe vendosini lëvozhgat në një kavanoz ose shishe qelqi. Hidhni një litër alkool dhe mbyllni kapakun fort. Ruani në një vend të freskët dhe të errët për 3 – 4 ditë.

Përzierjen e përfunduar ruajeni në një enë qelqi të errët në mënyrë që rrezet e diellit direkte të mos shkatërrojnë substancat e dobishme dhe të mos zvogëlojnë efektin e saj shërues.

Ruajeni në një vend të errët dhe të freskët ose në frigorifer, atëherë kjo tretësirë nuk i humbet vetitë e saj për tre vjet ose më shumë.

Kjo tretësirë pihet duke i hedhur 5-7 pika në një gotë me ujë, tri herë në ditë para ngrënies. Nëse përdoret si kompresë, është e nevojshme të lagni një garzë ose leckë dhe ta vendosni në vendin e lënduar dhe ta fiksoni me fashë.

Përdorni kompresën jo më shumë se një herë gjatë ditës, mundësisht gjatë natës. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS