UBT

Mos i anashkaloni këto simptoma?

/ 2 minuta lexim

Plagë që nuk shërohen, rënie në peshë, temperaturë që nuk kalon, të gjitha këto simptoma mund të jenë sinjale tumori, prandaj duhet të keni shumë kujdes. Kjo së paku sipas Shoqatës Amerikane të Tumorit, e cila ka renditur sinjalet që duhen mbajtur parasysh.

Lodhja kronike: Këputja që nuk kalon për kohë të gjatë mund të jetë një nga simptomat e leuçemisë.

Humba e peshës: Nëse humbni 3, 4 ose 5 kg në pak kohë, pa asnjë arsye, drejtojuni mjekut, pasi një sinjal i tillë është tregues i kancerit në pankreas, ezofag ose stomak. Kjo për shkak se qelizat tumorale konsumojnë shumë energji për t’u zhvilluar, shkruan gazeta ‘Zeri’.

RCCOLA

Dhimbja: Një dhimbje koke ose shpine që nuk kalon për javë të tëra, mund të jetë simptomë e tumorit në kocka, testikuj, kokë, ose në zorrën e trashë. Temperatura: Kur temperatura nuk ulet për një kohë të gjatë, edhe nëse nuk është shumë e lartë, mund të sinjalizojë leucemi ose linfomë. Vështirësi në tretje- Edhe nëse pas një vakti të lehtë ndjeni vështirësi, atëherë mund të jetë sinjal i kancerit në stomak ose ezofag.

Kujdes me gojën: Njollat e bardha në brendësi, mund të sinjalizojnë tumorin në gojë. Në këtë rast drejtojuni menjëherë mjekut. Gjithashtu mos nënvlerësoni edhe ndryshimet në lëkurë. Ndryshimet në urinim janë një tjetër sinjal shqetësues. Kolla është një nga sinjalet më të vështira për t’u zbuluar kanceri, por mund të ketë të bëjë me kancerin në mushkëri ose laring.

Rrjedhja e gjakut: Nëse ndodh në fekale, sinjalizon kancerin në zorrën e trashë, nëse është në urinë atë në veshka. Ndërsa te femrat, nëse ndodh nga vagina, sinjalizon kancerin në mitër. Nëse ndodh nga gjoksi, është tregues i kancerit të gjirit. /ZËRI