Mos gjuani në ahengje e dasma se ju pret burgu

Gjilan – Dasmat dhe ahengjet familjare shpesh përfundojnë në mënyrë tragjike. Korriku dhe gushti koha kur edhe vijnë mërgimtarët shënon numrin më të madh të arrestuarve që shtinë me armë në vende publike thotë Ismet Hashani. Një qytetar nga Vitia është arrestuar pasi kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Policia vazhdon të bëjë apel që të ketë kujdes dhe mos të keqpërdoren armët nëpër dasma e ahengje.
Një qytetar shqiptarë nga Vitia është arrestuar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari policia ka konfiskuar dy revole, njëra e llojit “Ekol Tuna” me dy fishek të kalibrit 8 mm dhe tjetra pistoletë franceze e kalibrit 7.65 mm, raporton rajonipress.
Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Këto raste dhe raste të tjera gjatë muajve korrik dhe gusht kohë kur vijnë mërgimtarët ka detyruar policinë e Gjilanit që të jetë e kujdesshme dhe të përcjellë rastet të tilla.
Korriku dhe gushti koha kur edhe vijnë mërgimtarët shënon numrin më të madh të arrestuarve që shtinë me armë në vende publike thotë Ismet Hashani.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë thotë për rajonipress se apelet e shumta që ka bërë policia kanë dhënë efekt sepse ka një vetëdijesim të qytetarëve, megjithatë jo pak raste këta muaj janë shënuar me gjuajtje në ajër me armë zjarri. /rajonipress/