United Hospital

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti gjerman socialdemokrat, Frank Schwabe, e ka quajtur gabim të rëndë të Qeverisë gjermane dështimin e sotëm të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe lejimin e kësaj organizate që, siç thotë ai, të diktohet nga ish presidenti amerikan Donald Trump dhe këshilltari i tij Richard Grenell.

Schwabe, që ishte angazhuar të siguronte 2/3 e votave për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se në takimin e javës së ardhshme të Komitetit të Përhershëm të KiE do të diskutohen hapat e mëtejshëm

“Dështimi i qeverisë [gjermane] për të pranuar sot Kosovën në Këshillin e Evropës pas miratimit mbi 80 për qind në Asamblenë Parlamentare është një gabim i rëndë. Kosova i përmbush obligimet e përcaktuara nga Asambleja Parlamentare”, ka shkruar Schwabe, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “Këshilli i Evropës nuk duhet të lejojë që të diktohet nga Donald Trump dhe Richard Grenell. Komiteti i Ministrave të qeverive i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim dhe një propozim për një afat kohor dhe një rrugë përpara”.

“Ne do të diskutojmë hapat e mëtejshëm në Komitetin e Përhershëm në Vilnus [Lituani] javën e ardhshme. Faleminderit atyre që kanë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe besojnë në fuqinë e Këshillit të Evropës. E ardhmja është me ata që janë të guximshëm”, ka shkruar deputeti gjerman Schwabe.

Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të bëjnë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, në mënyrë që të arrihet mbështetja e shumicës së anëtarëve në Komitetin e Ministrave të KiE-së për pranimin e saj në këtë organizatë.

Ndaj, qëndrimit të Qeverisë gjermane, ka reaguar të enjten edhe eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, i cili e ka quajtur këtë veprim si një gabim i keq.

Mobi Casa

“Më vjen shumë keq për qeverinë time gjermane, në të cilën Ministrja e Jashtme, Ana Baerbock, që është nga partia ime, mori këtë vendim strategjikisht të gabuar për të frustruar dëshirën e Kosovës për të ecur përpara me integrimin hap pas hapi në institucionet evropiane. Gabim i keq!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman, në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, gjatës së enjte në Bundestagun gjerman u diskutua mes tjerash edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, para deputetëve e bëri të qartë se Gjermania e mbështet fuqishëm Kosovën në këtë proces.


“Jam mirënjohëse për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha diplomatja gjermane.

Në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave, që mbahet më 17 maj, sipas ueb-faqes zyrtare të KiE-së, nuk u përfshi votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kosova veçse ka kaluar dy faza në procesin e pranimit në këtë organizatë, dhe Komiteti i Ministrave është ai që vendos nëse një shtet do të pranohet ose jo në Këshillin e Evropës.

Pas kalimit të rekomandimit për pranimin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, disa shtete vendosën kusht që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe nëse dëshiron të bëhet anëtare e organizatës me seli në Strasburg. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.