ARKATANA

Mos e teproni me Vitaminën C, këto janë disa nga efektet anësore të saj

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Që nga fillimi i pandemisë për shkak të direktivave të mjekëve kudo në botë pothuajse të gjithë njerëzit kanë pirë vitaminë C për të rritur imunitetin e trupit. Gjithsesi diçka vlen për çdo gjë në jetë: Ta teproni me ilaçe nuk është asnjëherë diçka e mirë. Mësoni efektet anësore të Vitaminës C për të kuptuar kur është momenti që duhet të ndaloni.

Shumë vitaminë C mund të shkaktojë probleme me tretjen: Efekti anësor më i zakonshëm i marrjes së lartë të vitaminës C është shqetësimi i tretjes. Në përgjithësi, këto efekte anësore nuk ndodhin nga ngrënia e ushqimeve që përmbajnë vitaminë C, por përkundrazi nga marrja e vitaminës në formë suplementi. Ka shumë të ngjarë të përjetoni simptoma të problemeve të tretjes nëse konsumoni më shumë se 2,000 mg në të njëjtën kohë.

Uji Dea

Vitamina C mund të shkaktojë mbingarkesë hekuri: Vitamina C dihet se rrit thithjen e hekurit nga organizmi jonë. Mund të lidhet me hekurin e llojit jo-hem, i cili gjendet në ushqimet bimore. Hekuri jo-heme nuk absorbohet nga trupi juaj me aq efikasitet sa hekuri I llojit heme, lloji i hekurit që gjendet në produktet shtazore. Vitamina C lidhet me hekurin jo-heme, duke e bërë më të lehtë për trupin tuaj që të thithë atë. Ky është një funksion i rëndësishëm, veçanërisht për individët që marrin pjesën më të madhe të hekurit nga ushqimet me bazë bimore. Një studim tek të rriturit zbuloi se thithja e hekurit u rrit me 67% kur ata morën 100 mg vitaminë C me një vakt. Sidoqoftë, individët të cilët kanë rrezik për grumbullimin e tepërt të hekurit në trup ndryshe të quajtur hemokromatoza, duhet të jenë të kujdesshëm me suplementet e vitaminës C.

Marrja e vitaminës C në doza të larta mund të çojë në krijimin e gurëve në veshka: Teprica e vitaminës C nxirret nga trupi si oksalat, një produkt i mbeturinave trupore. Oxalati zakonisht del nga trupi përmes urinës. Sidoqoftë, në disa rrethana, oksalati mund të lidhet me minerale dhe të formojë kristale që mund të çojnë në formimin e gurëve në veshka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.