United Hospital

Mos e prek heroin tim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Ismet Rashiti -(Kushtuar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut)

Mos e prek Heroin tim
Ti që më qëndrove
Pesëqind vjet mbi shpinë,
Ti që më ndalove gjuhën,
Shkollat, dijen dhe diellin,
Në tokën time të lashtë,
U bëre Sulltan, u bërë Pashë.

Mos e prek Heroin tim
I cili në pritë të doli
Ty, që ma ndale fjalën,
Ty që ma ndërrove origjinën,
Nga Evropa më largove
Më bëre Azi.
Me forcë, me dhembje,
Me prerje kokash.

Mos e prek Heroin tim
Që ma ktheu nderin
Në kontinentin tim të vjetër,
Të humbur pa të drejtë
Për pesë shekuj jetë.

United Hospital

Mos e prek Heroin tim
Dhe asnjë faqe të historisë,
Të lavdisë, të krenarisë,
Që me gjak e shkruajtën
Luftetarët e Arbërisë.

Mos e prek, pra
Asnjë fjalë nuk e dua
Për Heroin tim të lirisë,
Se këtu nuk është Turqi,
As Anadoll nuk është.
Kurse unë jam trashëgimtari
Jam Zot i kësaj shtëpie
Zot i tokës time.

(26 korrik 2020, Zvicër)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.