FITORJA

Mos e përdorni majdanozin nëse vuani nga këto sëmundje

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç.

Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, sipas syri.net, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat. Gjithashtu, vaji farave të lulediellit i aplikuar në lëkurë është i pasigurt pasi mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit dhe të shkaktojë puçrra.

Masa paraprake dhe paralajmërime:

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gjiMajdanozi në ushqim është mirë, por nëse merret në doza të larta si ilaç, është i pasigurt, sidomos nëse merret gjatë shtatzënisë. Majdanozi është përdorur për të shkaktuar abort dhe për të nisur ciklin menstrual.Përveç kësaj, të dhëna shkencore tregojnë se marrja e An-Tai-Yin, një produkt bimor që përmban majdanoz, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun për defekte serioze në lindje. Nëse jeni shtatzënën, mjaftohuni vetëm me përdorimin e majdanozit në ushqim.Sa i përket ushqyerjes me gji, nuk dihet shumë se sa i sigurt është përdorimi i majdanozit. Është më mirë ta përdorni majdanozin vetëm në ushqim.

ARKATANA

DiabetMajdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup)Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).

Sëmundje të veshkaveMos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

KirurgjiMajdanozi mund të ulë nivelet e glukozës në gjak dhe mund të ndikojë tek kontrolli i sheqerit në gjak gjatë dhe pas procedurave kirurgjikale. Ndaloni së përdoruri majdanoz të paktën 2 javë pasi keni planifikuar një operacion.

DozaDoza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi./Shije.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.