Eko Higjiena

Mos e hidhni lëvoren e mandarinës, ja cilat sëmundje i shëron

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Mandarinat janë pemë të shkëlqyeshme, që shumica prej nesh i pëlqen. Janë shumë mënyra, në të cilat mund t’i përdorni lëvoret e mandarinës, e ne ju sjellim dy prej tyre. Ju mundon kolla apo dhimbjet e fytit, ja çfarë duhet bërë. T’i bluani 50 gramë lëvore të mandarinës dhe t’i vëni në kavanoz. Lëvoret e bluara t’i përzieni me një gotë vodkë me 40 për qind alkool.

Kavanozin ta mbyllni mirë dhe e lini të qëndrojë për një javë në vend pa dritë. Më pas, ta hani nga një lugë pas ushqimit, e më pas ta hani dhe një lugë mjaltë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Lëvoren e mandarinës mund ta përdorni edhe si desert

Përbërësit:

UBT

500 – 600 g mandarina, 300 – 400 ml ujë, 1 lugë kripë, 350 g sheqer

Mënyra e përgatitjes:

Qëroni mandarinat dhe ruani lëvoret. Lëvoret i vendoni në enë, ju shtoni 300 – 400 mililitra ujë dhe një lugë kripë. I zieni së bashku. Kur të kenë vluar ujin e derdhni, por lëvoret i ruani. Ajo mënyrë largon shijen e hidhur të lëvoreve. Lëvoret më pas i preni në rriska të holla. Në një enë tjetër përzieni 350 gramë sheqer dhe 350 mililitra ujë dhe lini të zihen, e sheqeri të shkrihet. Shtoni lëvoret dhe vloni derisa të fitohet një masë homogjene. Lëvoret t’i thani, ju shtoni sheqer, dhe janë të gatshme për ëmbëlsirë.

(Kosova Sot)