Uji Dea

Mos e hidhni lëvoren e limonit, ka shumë arsye për të mos e bërë këtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvorja e një limoni është një nga agrumet më të përdorura, zakonisht e hedhim, por ekspertët thonë se ka shumë arsye përse nuk duhet ta bëni një gjë të tillë. Është e pasur me vitamina A e C, kalcium, kalium dhe fibra.

MË USHQYESE SE LËNGU

Lëvorja e limonit është më e pasur me nutriente se sa brendësia e tij apo lëngu i tij. Për shembull, 100 gramë lëvore në krahasim me 100 gramë lëng të shtrydhur përmbajnë 22 herë më shumë kalcium, 35 herë më shumë fibra dhe tetë herë më shumë vitamina A…

RUAN ESHTRAT DHE DHËMBËT

Vetëm 100 gramë lëvore limon sigurojnë 13,4 për qind të nevojave ditore për kalcium te personave të rritur që është me rëndësi për shëndetin e enëve të gjakut, muskujve dhe sekretimin e hormoneve.

MBRON QELIZAT

RCCOLA

Vaji i limonit që merret nga lëvorja e limonit është i pasur me antioksiduesin “d-limonen”, i cili është dëshmuar si i hatashëm në luftën kundër kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë, e flavonoidet nxitin absorbimin e vitaminave C që parandalojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira.

UL SHTYPJEN E GJAKUT

Përmbajtja e madhe me kalium, së basku me kalcium dhe magnez, sigurojnë elasticitetin e enëve të gjakut që manifestohet me uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

RREGULLON JASHTËQITJEN

Marrë parasysh faktin se përmban shumë fibra, lëvorja e limonit u preferohet personave që kanë telashe me jashtëqitjen e parregullt, që kanë telashe me të thatin në lukth dhe kthimin e acideve të lukthit.

(Kosova Sot)