UBT

Mos e anashkaloni mëngjesin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studimet e bëra në Universitetin e Tel Avivit vërtetojnë se marrja e më tepër kalorive në orët e hershme të mëngjesit, e ul rrezikun nga diabet dhe shëndoshja.

Konsumimi i mëngjesit të dobët apo moskonsumimi i tij në moshën e adoleshencës mund të ndikojë në shëndet edhe 30 vjet më vonë. Studiuesit suedezë kanë zbuluar se personat që kanë ngrënë mëngjes të dobët gjatë adoleshencës, shfaqin më shumë shenja të sindromit metabolistik pas 27 vjetësh, sesa ata që kanë ngrënë mëngjes rregullisht, shkruan ‘Zeri’.

Sindromi metabolistik është term mjekësor për kombinimin e diabetit dhe tensionit të lartë, të cilët mund të çojnë lehtësisht në ndonjë sulm. Studentët e Universitetit “Umee”, në vitin 1981 kanë plotësuar një formular për ngrënien e rregullt të mëngjesit. Pas 27 vitesh po të njëjtët i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor. Studiuesit në mënyrë të veçantë kanë kërkuar simptome metabolistik tek ata.

Uji Dea

Hulumtimet kanë treguar se ata që s’kanë ngrënë mëngjes, pas 27 vjetësh, vuajnë nga sindrome metabolistike, përkundër atyre që e kanë ngrënë në rregull atë. Studiuesit kanë marrë parasysh edhe nivelin e ulët ekonomik e social të adoleshentëve që i kanë zgjedhur për hulumtim.

Studimet e bëra në Universitetin e Tel Avivit vërtetojnë se marrja e më tepër kalorive në orët e hershme të mëngjesit, e ul rrezikun nga diabet dhe shëndoshja, shumë tepër se marrja e tyre gjatë ditës. Mëngjesi i pasur gjithashtu ndihmon në humbje peshe. /ZËRI