UBT

Mos e anashkaloni mëngjesin

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Të rinjtë të cilët anashkalojnë apo e konsumojnë në mënyrë modeste racionin e mëngjesit, kanë deri në 68 për qind më shumë gjasa që sikur të rriturit të vuajnë nga sindroma metabolike, që është emri i përbashkët për diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe mbipeshën.

Hulumtuesit suedezë kanë zbuluar se njerëzit që konsumojnë një mëngjes të dobët gjatë adoleshencës, kanë treguar më shumë shenja të sindromës metabolike rreth 27 vjet më vonë, në krahasim me ata që hanin mëngjesin e pasur me ushqim, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Zëri”.

Eco Higjiena

Ekspertët gjithashtu theksojnë se secila gjendje individuale e cila përfshin sindromin metabolik, potencialisht mund të shkaktojë dëme në enët e gjakut të pacientit, ndërsa kombinimi i të tri gjendjeve në veçanti, paraqet rrezik maksimal. /ZËRI/