Fundamenti

Mos dilni pa nevojë, temperaturat sot arrijnë kulmin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika do të mbesin prezent mbi vendin tonë edhe sot, duke kushtëzuar mot me diell dhe temperatura të larta.

Vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

IHK njofton se në orët e mesditës duhet të ketë kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV.

Uji Dea

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s