Hidromorava

Morina, Sadriu e Visoka marrin licencë Profi-level

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tre trajnerët e spikatur të futbollit kosovar, Arbnor Morina, Isa Sadriu e Megzon Visoka, janë pajisur me licencë Profi-Level.

Federatës së Futbollit të Kosovës ju kanë shtuar edhe tre trajner të spikatur, Arbnor Morina trajner i shumë klubeve Kosovare e së fundi ishte trajner i Gjilanit, Isa Sadriu Përzgjedhës i grupmoshave U15 dhe Megzon Visoka Përzgjedhës i grupmoshave U19 tek femrat.

Një licencim i tillë është bërë në bashkëpunim me FSHF dhe FFK-së.

Për ish trajnerin e Gjilanit, Arbnor Morina kjo pajisje me këtë licencë është e mirëseardhur.

UBT

“Falënderojmë FFK dhe FSHF, që na kanë mundësuar që në mënyrë profesionale ti qasemi edhe më tepër lojës së futbollit, kjo licencë dëshmon se futbolli i Kosovës me hapa të sigurt po avancohet me futbollin evropian, është e rrugës që shumë trajner Kosovar të përcjellin kurse e trajnime profesionale për të mirën e futbollit Kosovar”.

Morina shpreson shumë se këto Licenca do të kenë efektin e saj në futbollin evropian.
“Tani pasi jemi familje e FIFA-së dhe UEFA-së dhe me liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, shpresoj se shumë trajner kosovarë do të gjinden në klube evropiane”.

Shpresohet se edhe shumë trajner Kosovarë, do të kuptojnë se pa licencimin e tyre në nivelin më të lartë nuk mund të arrihen rezultate pozitive dhe nuk mund të promovohet futbolli Kosovar në atë Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.