UBT

Morina: Lëndimi i Osmanit hendikep për Dritën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Përparim Osmanit i është dhënë ndihma e nevojshme në spitalin e Gjilanit pas thyerjes së këmbës së djathtë këtë të diele. Arbnor Morina tha se të hënën pritet intervenimi kirurgjik në QKUK dhe se lëndimin e Osmanit e ka quajtur hendikep të madh për Dritën.

“Përparim Osmani është njëri nga lojtarët standard të Dritës i cili i jep hijeshi lojës së këtij ekipi dhe i cili dhurohet shumë nga publiku gjilanas”. Me këto fjalë është shprehur për rajonipress Arbnor Morina kryetrajner i Dritës pas thyerjes së këmbës së djathtë në duelin që pati me Ibrahim Pecin.

Morina tha se lëndimi i Osmanit do të jetë një hendikep i madh për Dritën, por realisht i tërë shqetësimi i këtij ekipi është përqendruar tek lëndimi dhe operimi kirurgjik-ortopedik që pritet të bëhet në këmbën e Osmani, t që nga dita e hënë.

Hidromorava

Morina tha se në Spitalin e Gjilanit i është dhënë ndihma e nevojshme Përparim Osmanit dhe është konstatuar se e ka të thyer këmbën. “Tani presim disa incizime në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ku edhe pritet të operohet Osmani” tha Morina për rajonipress.

Ndërkaq vet Përparim Osmani ka thënë se “Jam lënduar shumë rënd, duke thyer këmben e djathtë, por më shumë jam i lënduar në zemër, pasi nuk do të kem mundësi të luaj për disa muaj, e kjo më dhemb më shumë. Shpresoj që të rikthehem sa më shpejtë që të jetë e mundur, pasi do të më mungoj fusha e gjelbër shumë, ashtu sikur Drita dhe Intelektualët që do të më mungojnë. Dua ta falënderoj klubin për përkrahjen që më kanë ofruar, si dhe Intelektualët nga të cilët kam pasur shumë vizita si dhe mesazhe urimi për shërim të shpejtë”. /rajonipress/