Morina: Ky vit duhet të jetë edhe më i frytshëm në prodhimin e mjaltës

Kamenicë – Në Ditën Botërore të Bletës, Shpend Morina viziton bletarët e Komunës së Kamenicës. “Krahasuar me vitet paraprake, ndikuar edhe nga klima e mirë pranverore, ky vit duhet të jetë edhe më i frytshëm në prodhimin e mjaltës dhe produkteve të tjera nga bletët” ka thënë Morina.
Dje pikërisht në Ditën Botërore të Bletës, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina ka vizituar fermerin/kultivuesin e bletëve Idriz Bunjaku.
“Krahasuar me vitet paraprake, ndikuar edhe nga klima e mirë pranverore, ky vit duhet të jetë edhe më i frytshëm në prodhimin e mjaltës dhe produkteve të tjera nga bletët” ka thënë Morina.
Ai gjithashtu ka shtuar se si nivel lokal, por edhe nga niveli qendror, do të vazhdohet përkrahja e bletarëve tanë qe me pasion kujdesen për shoqërinë e tyre bletare./rajonipress/