KKVITI

Morina Bunjaku: Komuna po vazhdon të ndihmojë komunitetet në të gjitha fushat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është mbajtur takimi “Qasja në mundësitë ekonomike për të përmirësuar mirëqenien, përfshirjen sociale dhe qëndrueshmërinë në mesin e grave dhe të rinjëve të kthyer” .

Në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, para të pranishmëve ka folur nënkryetarja.
Leonora Morina Bujaku, tha se Komuna e Gjilanit, ka ndarë parcelën për ndërtimin e kompleksit të banimit për të rikthyerit, në bashkëpunim me Këshillin Danez të Refugjatëve.

“Shpresojmë se 45 familje të rikthyera do kenë banim, riintegrim në lidhje me arsimin, kujdesin shëndetësor dhe komunitetin. Po ashtu edhe 15 familje të rasteve sociale”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Mobi Casa

Më tej ajo shtoi se komuna po vazhdon të ndihmojë komunitetet në të gjitha fushat.
“Ne çdo ditë po kujdesemi që të rikthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe kështu së bashku të jemi në çdo proces për zhvillimin dhe ndërtimin e komunës sonë”, tha Morina Bunjaku.

Ky aktivitet është organizuar nga Fondacioni Jahjaga në partneritet me UNHCR dhe Zyrën e Koordinatorit për Zhvillim të OKB-së në Prishtinë bashkë me Komunën e Gjilanit.
Projekti ka në fokus kategorinë më të cenueshme të komuniteteve, të kthyerit, me fokus të veçantë gratë dhe rininë.

Folës ishin edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Arnhild Spence, shefi i misionit të UNHCR-së Arjun Shtrestha, shefja e zyrës së mbështetjes së komuniteteve në UNMIK, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për çështje të komuniteteve Elizabeth Gowing dhe përfaqësues të komuniteteve./rajonipress/