FITORJA

Mori shumë komente pozitive pas paraqitjes në një serial turk, Morena jep lajmin e mirë për fansat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Morena Taraku bëri bujë në mediat shqiptare, turke dhe jo vetëm, me paraqitjen e saj në një serial turk.

Bukuroshja shqiptare u shfaq në një skenë të serialit “Kizilcik Serbeti”, ku këndon një këngë në gjuhën shqipe, shkruan IndeksOnline.

Paraqitja e saj u duartrokit nga publiku i serialit dhe më gjerë, si për dukjen e Morenës, ashtu edhe për zërin e ëmbël të saj.

Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet e mira që ka marrë, duke dhënë edhe lajmin e mirë se këngën që këndoi në serial do ta publikojë javën që vjen.

ARKATANA

“Këtë dashuri të madhe, këtë suport dhe këtë krenari që ma keni jep dje dhe sot u jam mirënjohëse nga zemra dhe kërkoj falje që nuk kam pasur mundësi të ju falënderoj dhe ripostoj të gjithëve një nga një, sepse jeni shumë.

Kënga do të publikohet më së largu të enjten në Spotify dhe do e keni aty ta dëgjoni sa herë të ju dojë zemra, sepse kam marrë shumë mesazhe lidhur me publikimin e këngës “I Asaj”. Është një këngë për dashuri për dashuri dhe mban në vete një histori.

Ju dua, Morena”, u shpreh ajo./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.