Morena vjen me fotosesion të ri
Ish miss Kosova dhe tashmë këngëtarja Morena Taraku është duke realizuar një fotosesion të ri.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Morena përmes një fotoje në llogarinë e saj në instagram, ku shfaqet mjaft seksuale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kujtojmë që Morena është në përgatitje të një kënge të re, pas këngës së fundit me Stresin, e cila u pëlqye mjaft.
(Kosova Sot)


