Mobi Casa

Morena Taraku: Tingulli më i bukur, zëri i tij…

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edhe pse “Off” është titulli i këngës që këngëtarja Morena Taraku ka sjellë këtë verë, këtë herë solo, ajo duket se është më “On” se kurrë. Kjo, sepse përveçse ka realizuar klipin e ri, gjen kohë edhe të pushojë njëkohësisht, si dhe të mendojë për projektet e reja muzikore. Këto ditë të nxehta, Morena ndodhej me pushime bashkë me familjen e saj dhe e cilëson këtë edhe si periudhën më të bukur që po kalon. Megjithatë, me buzëqeshjen që e “vesh” çdo mëngjes, ne realizuam edhe këtë bisedë mjaft të sinqertë me të…

Mia.B: – Morena, edhe t`i, ashtu si këngëtarët e tjerë, i dhurove kësaj vere këngën tënde me titull “Off”, në të cilën vjen ndryshe nga kënga e parë…

Morena Taraku: – Vetë titulli ishte më ndryshe se i pari, kurse ndryshimet e tjera, besoj se vërehen, ndaj s’po flas unë për to…(Buzëqesh)

– Edhe në klipin që e shoqëron këtë këngë shohim një Morenë shumë sensuale dhe të buzëqeshur. Është efekti i stinës apo e tillë je gjithmonë?

– Buzëqeshja është gjëja e parë që vesh në mëngjes dhe, pa dyshim, kështu jam gjithmonë. (Buzëqesh)

– A je mjaftueshëm e lumtur me atë që ke arritur deri tani, apo ka gjithmonë diçka që duhet të ishte bërë?

– Arritje për mua është të hedh hapat që kam para syve dhe të vazhdoj më tutje. Të mos jem ajo që jam sot, por e ardhmja…

– Ka ndonjë gjë që të pëlqen po aq sa muzika?

– Po aq sa muzika më pëlqen edhe aktrimi.

– Cili është misioni që ka një këngë për ty?

– Të bëjë ndryshimin.

– Në punë, ndihesh e rrethuar nga njerëz të mirë apo nga inate, bërryla dhe xhelozi?

– Unë jam e rrethuar vetëm nga njerëzit që dua. Bërrylat, inatet e xhelozitë janë një hap prapa meje dhe unë nuk e kthej kokën që t’i shikoj.

– Në gjykimin tënd, cila është kënga që dallon mes shumë të tjerash dhe që e zotëron këtë sezon veror?

– Ka shumë të tilla…

– Çfarë temperamenti ke?

– Jam shumë e gjallë.

– Me kalimin e viteve, çfarë ndodh me Morenën?

– E nesërmja nuk dihet ende…

– Duhet të ketë kënaqësi në finalizimin e çdo pune…Tjetër, ku e gjen kënaqësinë?

– Në familje.

– Sa e rëndësishme është dashuria?

– Është pika elementare.

– Çfarë të bezdis e të shqetëson?

– Gënjeshtrat, intrigat.

– Tani, pasi e ke shijuar suksesin, cili është maksimumi?

– Të vdes, duke lënë pas vetes shumë më shumë se kaq.

– Përpjekja jote më e lodhshme…

– Mundësia e dytë për t’i besuar dikujt.

– Minutat më të bukura gjatë një interpretimi…

– Miss Exclusive of the Vvorld…Mbajtja e veshjeve kombëtare.

– Si mund të mbijetosh në tregun muzikor sot?

Fundamenti

– Nëpërmjet stilit, interpretimit dhe të qenit vetvetja.

– Tingulli që të pëlqen më shumë?

– Zëri i babait tim…

– Ai që urren?

– Pëshpëritjet.

– Çfarë zë më shumë vend tek ti?

– Familja.

– Cila formë komunikimi arrin më shpejt në zemër?

– Dashuria.

– Pikat e forta?

– Besnikëria, kokëfortësia.

– Dobësitë e tua?

– Besimi, sinqeriteti.

– Pjesa më e bukur e 24 orëshit?

– Një sms që mora që tani në mëngjes nga personi më me vlerë në jetën time. (Buzëqesh)

– Mendimet që pushtojnë mendjen tënde kur je vetëm me veten?

– Çfarë të bëj tani?

– Një gjë që të ka lënë shije të mirë…

– Ky pushim që po përfundoj këto ditë me familjen.

– Për çfarë ke luftuar me veten?

– Të harroj që nuk mund t’i ndryshoj të tjerët, pos vetes.

– Kur je e lumtur, çfarë pëlqen të bësh?

– Të shijoj momentet e lumturisë.

– Ëndrra jote e adoleshencës?

– Të rritesha në prehërin e nënës.

– Diçka që të prek, të mallëngjen…

– Fytyra e nënës, që s’e kam parë prej nëntë vjetësh…

– Gjëja më e veçantë që të ndodhi këtë verë?

– U bëra imazh…por për këtë do të flasim së shpejti! (Buzëqesh)

– Ç’do të bësh pas intervistës?

– Do nisem me jaht, me familjen. (Buzëqesh)/Intervista