Morena i kthehet ëndrrës

Ka mbledh forcat për këngën e dytë. E në këtë mënyrë Morena Taraku ka treguar se po i kthehet ëndrrës së saj të kamotshme.
Taraku për Tribuna, duke pohuar se ëndërr e saj ka qenë dhe mbetet kënga, ka treguar se tashmë po punon në projektin e dytë muzikor.
“Nuk po merrem më intensivisht me modelim, për shkak se po ju kthehem ëndrrës sime muzikës. Tani do të lansoj projektin tim të dytë, e që do të jetë një këngë nga Florent Boshnjaku. Besoj që do t’i pëlqej publikut ky projekt”, ka thënë fillimisht modelja e shndërruar në këngëtare, ndërsa për më shumë detaje e ka lënë të flet kënga e re…(Tribuna).