Eko Higjiena

Morehad State University i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me UBT-në

/ 1 minutë lexim
HW

Gazeta e Morehead State University, “SEIS NEWS”, në SHBA, i ka kushtuar rëndësi të veçantë vizitës së përfaqësuesit të Departamentit për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda këtij universiteti, Jorge Ortega, të bërë në UBT disa muaj më parë

Në këtë artikull, UBT përshkruhet si institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë, i cili brenda pak vitesh është shndërruar në njërin prej institucioneve më progresive dhe më të vlerësuara në rajon, teksa në të u prezantuan edhe aktivitetet e profesorit Ortega, gjatë vizitës së realizuar në UBT.

UBT

Mes tjerash, në këtë artikull përmendet lidhja e bashkëpunimit të ngushtë mes UBT-së dhe Morehead State University, për shkëmbimin e studentëve, realizimin e vizitave të përbashkëta kërkimore, bashkëpunimet në hulumtim, si dhe zhvillimin e fushave të reja për studim.

Si hap i parë drejt konkretizimit të marrëveshjes mes dy institucioneve është vizita dhe puna kërkimore në fushën e realitetit virtual e tetë studentëve të UBT-së, që aktualisht janë duke qëndruar në Morehead State Univeristy, me ftesën e profesorit Ortega./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.