Fundamenti

“Morava” vërshon fshatin Nasalë, dhjetëra hektar me grurë të përmbytura

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ruzhdi Selimi aktivist nga fshati Nasalë tha për rajonipress se vërshimet e të shtunës dhe së dielës kanë goditur dhe përmbytur dhjetëra hektar me grurë kurse uji është i papërdorshëm për pije.

Shirat e fundit kanë vërshuar edhe fshatin Nasalë. “Morava” ka përmbytur dhjetarë hektar me grurë thotë Ruzhdi Selimi aktivist në këtë fshat.

Selimi thotë se pothuajse çdo vit vërshime të tilla ndodhin në këtë fshat kurse problemi më i madh është me mungesën e ujit të pijshëm i cili për pasojë mund të sjellë edhe sëmundje të ndryshme.

KKVITI

Selimi shpreson që Komuna ose “Hidromorava” ta ndihmojnë këtë fshat pas përmbytjeve./rajonipress/