HW

Mora rrugën kah Kllokoti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Rrezon Dielli, o, shkëlqen moti ,
Qielli i pastër, o, kthjelltë si loti …
Mora rrugën, o, kah Kllokoti –
Bukuri që i ka falë Zoti !

Me i pa fusha , o, me i pa male ,
Me i pa ujërat , o, minerale ,
Me i pa banjat , o, për shërime ,
Me i pa kopshtet , o, për pushime !…
Shoh luginën ,o, n’ Moravë t’ Epër –
Begati ,o, që ka për s’ tepër !

Uji Dea

Gjarpëron fushës Morava e Binçës ,
Shndrisin fshatrat si yje t’ dritës !
Shikoj s’ largu , o, prej çardakut –
Shkëlqejnë malet e Karadakut !
Shikoj malet , o, e Zhegocit –
Dielli m’ ngrohë ,o, majat e kocit !
Shikoj borën mbi maje t’ Sharrit –
Shndritë si plisi mbi kokë t’ shqiptarit !

Shikoj majën e Lubotenit –
Piramidën e këtij venit !
Shikoj grykën e Kaçanikut –
Që iu bë , o, beden armikut !
Shikoj fushën , o, drejt Gjilanit –
Hambar drithi n’ tokë t’ Dardanit !

Gjilan, më 01.10.2016 . Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.