United Hospital

Mora rrugë për Jabllanicë

/ 1 minutë lexim
HW

Hej !Mora rrugë për Jabllanicë – T’ kujtoj vitet e rinisë !
Atje pashë shumë fshatra t’ shkreta – Njeri t’ gjallë në to nuk gjeta !

Ah, medet, ah, medet –
Jabllanicën, çka na e gjet ?!
Hej ! Shkova n’ Stubëll, te Medvegja –
Me pa vendin ku u vra Rexha ?!
Ku i la krushqit me bajrak ,
Ku e la nusen nën duvak ?!…

Ah, Medvegjë, ah Medvegjë ,
Unë të thërras – s’ ka kush m’ përgjegjë !
Hej ! Mbi Medvegjë, shkova n’ Tupallë –
Me shua etje , me u çmallë !
Me pa atë djep trimërie ,
Me pa fole diturie !…

Mobi Casa

Ah, Tupallë, ah Tupallë ,
Për ty , malli do me m’ kallë !
Hej ! Prej Medvegje , shkova n’ Sijarinë –
Me i pa banjat dhe krenarinë !
Bukurinë t’ ia shoh Gejzerit –
T’ ia shijoj ajrin eterit !

Ah, Sijarinë , ah Sijarinë ,
Për ty , malli po më shkrinë !

Gjilan, më 14. 12. 2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.