ARKATANA

“Mora fjalë” himn i dytë për shqiptarët, Shkurte Fejza: Kam emocion kur e këndoj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kënga “Mora fjalë” është bërë një himn i dytë për shqiptarët, pasi na shoqëron në çdo ndeshje të rëndësishme të Kombëtares shqiptare.

Këngëtarja Shkurte Fejza ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, për të folur më shumë mbi emocionet e kësaj kënge, por dhe për koncertin e saj që do të mbahet ditën e sotme për të festuar 50 vitet e karrierës së saj.

Për këngën “Mora Fjalë” ajo u shpreh se ka sërish emocione kur e këndon.

Si ndihesh kur dëgjon që “Mora fjalë” po këndohet nga të gjithë brezat?

Fejza: Të gjithë brezat e kanë përqafuar këtë këngë që përmban luftën dhe gjithë atë sakrificë. I japin respekt sakrificës sonë prandaj dhe e duan. Edhe pas 20 vitesh prapë kam emocion kur e këndoj. Ato momente kalojnë shumë shpejt, por më kujtohet që sakrifica e familjes Jashari ka ndodhur në mars dhe fëmijët e mi e kanë ditëlindjen në mars. Për shumë kohë nuk u kam festuar dhe ditëlindjen.

ARKATANA

Si ka qenë të bashkëpunosh me kompozitorin Naim Gjoshi?

Fejza: Më ka dhënë shumë këngë të bukura. Mos vdeksh kurrë o Naim Gjoshi. Kemi filluar të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin në ’92 – ’93, me një këngë “Nënat Kosovare”.

Si po të duket kjo atmosfera e futbollit?

Fejza: Nuk po mundem ta ndal entuziazmin. Jemi të angazhuar me lojën nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Është shumë e gëzueshme, sepse pjesëmarrja është e jashtëzakonshme. Po shkon mirë e mbarë. /oranews

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.